Pas fitores së mbrëmshme, FFK: U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr, jemi në play-off
FFK-ja ka shpërndarë disa fotografi nga ndeshja historike e djeshme kundër Sllovenisë ku Kosova fitoj dhe siguroj kualifikimin në fazën “playoff” të Kupës së Botës.
“Mirëmëngjesiii! U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr… Kosova është në PLAY-OFF për Kupën e Botës 2026! Krenari e pafund për djemtë tanë!” , ka thënë në këtë postim faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kosova do të zhvilloj ndeshjen e fundit të grupeve kundër Zvicrës ditën e martë nga ora 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri.

