Pas Evropës, radha për kampionatin – Shkëndija pret Arsimin

Pas Evropës, radha për kampionatin – Shkëndija pret Arsimin

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së tretë, ku në fokus është përballja interesante shqiptare që do të luhet në Tetovë.

Shkëndija, pas angazhimeve në arenën evropiane, rikthehet sot në kampionat ku do të përballet me skuadrën debutuese në elitë, Arsimin e Çegranit. Trajneri i kuqezinjve ka theksuar se, pavarësisht ngarkesës së madhe dhe ndeshjeve të shpeshta, klubi nuk ka ndërmend të shtyjë sfidat e kampionatit dhe të Kupës, por do të menaxhojë grupin me rotacion të lojtarëve.

Në sfidën e sotme pritet që Shkëndija të aktivizojë më shumë lojtarët që kanë qenë më të pushuar, duke ruajtur freskinë në skuadër pas sfidave ndërkombëtare.

Ndeshja Shkëndija – Arsimi luhet sot (e diel) në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim nga ora 17:00.

MARKETING