Pas dramës në 2024, Edoardo Bove pranë kthimit në fushat e lojës, ndoshta në Premier League

Pas dramës në 2024, Edoardo Bove pranë kthimit në fushat e lojës, ndoshta në Premier League

Për Edoardo Bove mund të ketë ardhur momenti për t’u kthyer të luajë futboll. Mesfushori, viktimë e një arresti kardiak gjatë ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit në 1 dhjetorin e 2024, ka gjetur marrëveshjen me Romën që ka në pronësi kartonin e tij, për të zgjidhur kontratën dhe të kërkojë një skuadër jashtë Italisë.
Ligji në Itali nuk e lejon futbollistin të kthehet në fushë në Serie A duke qenë se atij i është vendosur një defibrilator në trup. Edoardo Bove është mirë fizikisht dhe është kthyer të stërvitet me përgatitësin fizik. Ai kontrollohet periodikisht dhe përgjigjet janë inkurajuese.

Për këtë arsye ai vendosi të kërkojë një sfidë të re për t’u kthyer të luajë. E kishte menduar këtë që në ditët e para që pasuan dramën e tij dhe tani ai dëshiron të bëjë realitet këtë ëndërr. Tani ai do të studiojë të gjitha propozimet që do t’i vijnë, sidomos nga Premier League, ku në muajt e kaluar disa prej skuadrave të kampionatit anglez kishin shfaqur interesin e tyre.

MARKETING