Pas Ditmir Hoxhës, Rabotniçki “peshkon” edhe Lorent Zhakun!

FC Rabotniçki vazhdon të forcojë radhët me futbollistë të rinj e premtues nga rajoni.
MARKETING
Pas afrimit të Ditmir Hoxhës, klubi nga Shkupi ka zyrtarizuar transferimin e një tjetër talenti strugan, Lorent Zhaku.
Prej Voska Sport nga Ohri, Zhaku ka firmosur kontratë trevjeçare me Rabotniçkin dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit për sezonet në vijim.Klubi e bëri të ditur lajmin me postimin: Lorent Zhaku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me FC Rabotniçkin.
Me këtë lëvizje, Rabotniçki vazhdon të investojë në futbollistë të rinj shqiptarë, ndërsa për Zhakun kjo paraqet një hap të madh drejt afirmimit në elitën e futbollit vendor.