Pas disa shtyerjeve, të hënën pritet të zhvillohet gjygji mbi rastin “Parcela në Mavrovë”

Pas disa shtyerjeve, të hënën pritet të zhvillohet gjygji mbi rastin “Parcela në Mavrovë”

Të hënën me 8 Maj pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish shefi i urbanizmit në Komunën Mavrovë – Rostushë, pas shumë seancave të prolonguara.

Ndryshe, disa herë radhazi po shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish shefi i urbanizmit në Komunën Mavrovë – Rostushë. Prolongimi i fundit u bë me 10 prill me pretekst se mungonte në sallën e gjyqit ka munguar përfaqësuesja e ekspertizës ligjore.

Herën e parafundit, me datë 8 mars sërish ishte shtyer seanca gjyqësore për rastin “Parcela në Mavrovë”.

Përpiluesja e ekspertizës kishte rast vdekje për çka ka munguar në seancë dhe kjo ka qenë arsyeja e shtyerjes së seancës gjyqërore, tani e planifikuar për të vijuar këtë herë.

Me 13 shkurt filloi seanca ndaj të akuzuarit i cili aktualisht vazhdon të jetë i punësuar në komunën e Mavrovë – Rostushës.

Gjatë seancës, prokurori publik Hazbi Iseini shpalosi dëshmitë e veta ndaj të akuzuarit. Në seancë të pranishëm ishin edhe kryetari i Mavrovë – Rostushës, Medat Kurtovski dhe e punsuara me arhivin e komunës, Vesna Siljanovska, në cilësinë e dëshmitarëve.

Më herët me 26 nëntor të vitit 2022, u prolongua procesi gjyqësor ndaj ish kryeshefit të urbanizmit në Mavrovë – Rostushë.

Në seancën e së hënës pritet të prezantohet ekspertiza e bërë nga Biljana Stojkovska nga Byroja për ekspertizë ligjore.

Pas denoncimit nga ana e zyrës së jashtme për punë penale në Policinë e Gostivarit, gjatë vitit 2022, Prokuroria inicoi ndjekje penale ndaj tij. Procesin gjyqësor do ta procedon gjykatësja Magdalena Mishovska, ndërsa prokuror i rastit është Hazbi Iseini.

Kujtojmë që më 8 korrik të këtij viti, Policia njoftoi që ndaj një banori të Shkupit është paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe asgjësim të librave të evidencës.

Në njoftimin e MPB-së, u tha që se zyra e jashtme për punë penale, Gostivar, ka paraqitur kallëzim penal kundër J.K.(57) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të detyrësr”, “falsifikim dokumentesh” dhe “falsifikim apo asgjësim të librave të evidencës ”. Flaka

MARKETING