Pas Bekim Nezirit, u shfuqizuan paraburgimet edhe për të akuzarit tjerë për sulmin në M-NAV
Gjykata Penale ka shfuqizuar paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për 6 të dyshuarit në lidhje me sulmin në qendrën e kontrollit të fluturimeve M-NAV më 4 janar.
Për tre të dyshuar është hequr masa e arrestit dhe janë obliguar me paraqitje, ndërsa për tre të tjerë që ishin në paraburgim, gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit përkatës dhe gjithashtu i ka obliguar me paraqitje.
Të dyshuarve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të udhëtimit, ndërsa i është ndaluar edhe lëshimi i dokumenteve të reja.
Bashkë me gjashtë të dyshuarit nën masën e obligimit me paraqitje mbetet edhe Bekim Neziri, për të cilin gjykata kishte marr një vendim të tillë paraprakisht.