Pas arrestimit të Maduros, Vuçiq i shqetësuar për armatosjen e Kosovës

Pas arrestimit të Maduros, Vuçiq i shqetësuar për armatosjen e Kosovës
Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a public address in Belgrade, Serbia, Friday, Sept. 13, 2024. Serbia on Friday demanded that an election be held and ethnic Serbs return to police and judiciary in a Serb-populated northern region of Kosovo where tensions have fueled fears of instability and new armed clashes. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare, për shkak të atyre që ika cilësuar si “krime të papara në skenën politike ndërkombëtare”. Vuçiqi deklaroi se në rend dite kanë qenë tri tema kryesore: siguria ushtarake dhe politike rajonale, siguria energjetike dhe aksioni amerikan në territorin e Venezuelës.

“Pas aksionit në Venezuelë, është e qartë se e drejta ndërkombëtare, rendi botëror dhe Karta e OKB-së nuk funksionojnë më”, tha Vuçiq.

Vuçiqi ishte  “veçanërisht i shqetësuar” për armatosjen e Kosovës, ndërsa tha se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është suspenduar de facto nga fuqitë e mëdha perëndimore dhe disa aktorë rajonalë, duke përmendur Turqinë. Ai foli edhe për atë që e quajti “Aleancë të re midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, të cilën e konsideroi si kërcënim për sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Ndërkohë, ish-presidenti Nikola Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork, dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë javës për t’u përballur me akuza për vepra penale të drogës dhe armëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të shtunën se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën dhe do t’i shfrytëzojnë rezervat e saj të mëdha të naftës. Trump gjithashtu theksoi se trupat amerikane mund të vendosen në Venezuelë. Shtetet e Bashkuara “nuk kanë frikë nga të vendosin ushtarët në terren”, tha ai.

Edhe pse operacioni po paraqitet si veprim ligjor, Trump e bëri të qartë se ndryshimi i regjimit dhe pasuria e naftës së Venezuelës janë synimet kryesore. /SHENJA/

MARKETING