Parlamentin Europian shtynë votimin për raportin e Weitz për Maqedoninë e Veriut

Parlamentin Europian shtynë votimin për raportin e Weitz për Maqedoninë e Veriut

Në rend dite të mbledhjes së nesërme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) nuk përfshin votimin për raportin e vendit për vitin 2023 dhe 2024 të raportuesit Tomas Vajc, siç ishte parashikuar më parë.

MARKETING

Nga zyra e eurodeputetit austriak Thomas Weitz njoftojnë për Agjencinë Informative të Maqedonisë (AIM) se shtyrja e shqyrtimit të raportit për vendin ishte rezultat i mbivendosjes së orareve me angazhimet e partive të tjera politike.

“Eurodeputeti Weitz dëshiron që takimet të jenë sa më gjithëpërfshirëse,” bëri të ditur një prej asistentëve të tij.

Sipas të njëjtit burim, raporti i Weitz do të hidhet për votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian që do të mbahet në muajin korrik.

Ndërkohë, Shërbimi për Shtyp i Parlamentit Evropian sqaroi për AIM-n se raporti nuk është përfshirë në rendin e ditës të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) për mbledhjen e nesërme për arsye “thjesht administrative” – një situatë që, sipas zëdhënësit të PE-së, ndodh shpesh në këtë komision.

Mbledhja e radhës e AFET-it është planifikuar të zhvillohet më 4 dhe 5 qershor.

MARKETING