Parlamenti Evropian miraton vendimin për krijimin e një gjykate speciale për Rusinë

Parlamenti Evropian miraton vendimin për krijimin e një gjykate speciale për Rusinë

Parlamenti Evropian miratoi një vendim për krijimin e një gjykate për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Parlamenti tha se që nga shkurti 2014, Rusia ka zhvilluar një luftë agresioni të paligjshme, të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, të cilën e rifilloi më 24 shkurt 2022, me një pushtim masiv të Ukrainës:

“Lufta e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës përbën një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së, parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, të tilla si Akti Final i Helsinkit, Karta e Parisit për një Evropë të Re dhe Memorandumi i Budapestit. Gjatë kësaj kohe, forcat ruse kanë kryer sulme pa dallim kundër zonave të banuara dhe infrastrukturës civile, kanë vrarë mijëra civilë ukrainas dhe kanë kryer akte terrori në të gjithë vendin duke synuar infrastrukturën civile.”

Parlamenti Evropian beson fuqimisht se krijimi i kësaj gjykate speciale për krimin e agresionit do të dërgonte një sinjal shumë të qartë si për shoqërinë ruse ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar se Putini, lidershipi politik dhe ushtarak rus mund të dënohen për krimin e agresionit në Ukrainë.

MARKETING