Parlamenti emëron kryetar dhe anëtarë të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike

Kuvendi, në kuadër të punës së sotme sipas rendit të ditës të seancës së 47-të, e emëroi Bujar Sulejmanin, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Larce i Tetovës, për kryetar të Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike.
Për anëtarë të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike janë emëruar: Natasha Jovanovska Milosheviq, juriste e diplomuar nga Shkupi, Maja Malahova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Savka Nejkovska Taseva, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Vene Tasev, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Jovan Tërpevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi dhe Adil Emini, i diplomuar në administrim biznesi nga fshati Zhelinë.
Deputetët gjatë seancës së sotme e përfunduan debatin për Propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Votimi për këtë pikë, siç deklaroi Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, do të mbahet shtesë kur të krijohen kushtet për të.
Për anëtarë të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë propozohen, Llazo Tërpkov, politolog specialist nga Shkupi, Burim Ramadani, teoricien i diplomuar muzikant, pedagog nga Kumanova, Patriot Lumani, gazetar i diplomuar nga Frëngova e Strugës, Muzbajdin Qamili – aktor i diplomuar nga Tetova, Bekim Laçi, profesor i diplomuar nga Shkupi, Davor Pashoski, magjistër i studimeve për integrime evropiane nga Shkupi, Marjan Velevski, gazetar i diplomuar nga Shkupi, Mile Grozdanoski, i diplomuar për histori të letërsisë nga Shkupi, Ivana Efremoski – gazetare e diplomuar nga Shkupi, Biljana Babiq – gazetare e diplomuar nga Shkupi, Vladimir Paleshevski – politolog i diplomuar nga Shkupi, Maja Sedrak – magjistër në shkencat muzikore nga Shkupi dhe Tomisllav Kezharovski, jurist dhe politolog i diplomuar nga Shkup.
Në debatin e përgjithshëm për Propozim-vendimin, deputeti Amar Mecinoviq nga E Majta, tha se kjo pikë është aq e rrallë sa një eklips dhe hera e fundit e zgjedhjes së këshillit programor të RTMV-sl para deputetëve ishte 11 vjet më parë dhe se ata do ta mbështesnin votimin.
“Thjesht kemi hequr dorë nga ky institucion dhe sikur nuk kemi bërë asgjë, por mendoj se është mirë të miratojmë një këshill programor të ri dhe anëtarë të rinj, sepse nuk e di se cili mandat zgjat 14 vite, që është një rregull faraonik. Ne e mirëpresim drejtimin e ndryshimit në këshillin programor, por besojmë se duhet të fillojmë diku!, tha Mecinoviq.
Programi edukativ i RTMV-së pas 60 vitesh, sipas Mecinoviq, është mbytur dhe 80 për qind e saj janë projekte bashkëprodhimi.
“A është normale që Meteo në RTVM të jetë një bashkëprodhim? Këtu, shërbimi ynë publik është pushtuar nga bashkëprodhimet. Kjo nuk është gjë tjetër veçse krim. Është një krim vulgar dhe nxjerrje parash nga shërbimi publik. Ka indikacione se përmes RMTV-së blihen kamera filmike dhe pajisje për transmetim të drejtëpërdrejtë dhe më pas shkojnë në bashkëprodhime private. Është një rreth i mgjepsur… Diçka duhet bërë dhe këshilli i programimit i RTMV-së nuk duhet të jetë pjesë e këtyre skemave kriminale”, tha Mecinoviq.
Në këtë replikoi Boban Karapejovski nga ZNAM, duke thënë se personat e propozuar në përbërjen e re të Këshillit Programor të RTMV-së janë njerëz me kredibilitet dhe shumë vite përvojë pune.
Sipas Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së emërohen dhe shkarkohen nga Kuvendi, në bazë të një konkursi publik të zhvilluar më parë dhe një debati publik të organizuar për kandidatët. Anëtarët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë me arsim të lartë, të kenë së paku tetë vjet përvojë pune në profesion dhe të jenë dalluar në publik në fushën e komunikimit, gazetarisë, informatikës, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë, me rëndësi për Këshillin Programor.
Në shpalljen e publikuar më 12 mars të këtij viti aplikuan gjithsej 39 kandidatë, nga të cilët Komisioni Parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimve vendosi që 24 prej tyre i plotësonin kërkesat dhe mbajti një seancë dëgjimore publike më 14 prill, pas së cilës 13 u përzgjodhën si kandidatë të propozuar për anëtarë të Këshillit të Programor.
Paraprakisht, Kuvendi më shumë se një orë përcaktoi rendin e ditës për seancën e 47-të, e cila ka gjithsej 14 pika, nga të cilat 12 janë me procedurë të shkurtuar, për të cilën gjë Kryetari i Kuvendit, Gashi, i angazhoi komisionet amë dhe Komisionin juridiko-ligjvënës të debatojnë për propozim-ligjet.
Pas votimit të vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike, seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të caktohet shtesë.