Parisienët të zhgënjyer me dështimin e mocionit të mosbesimit
Parisienët shprehën zhgënjim të martën, pas dështimit të mocioneve të mosbesimit kundër qeverisë së presidentit francez Emmanuel Macron. Policia e Parisit thotë se mbi 200 persona u arrestuan gjatë natës në kryeqytet, kryesisht që u vunë zjarrin plehrave në rrugë.
“Mendoj se ky ishte një mohim i demokracisë. Qeveria miratoi një ligj për të cilin shumica e francezëve janë kundër. Asambleja Kombëtare ishte kundër tij. Ne nuk i dhamë mandat për të miratuar këto reforma të padrejta” tha Jean Regnanud, banor i Parisit.
Dështimi i votimit do të jetë një lehtësim për presidentin Macron. Nëse do të kishte sukses, mocioni do të kishte fundosur qeverinë e tij dhe reformën e pensioneve, që do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç.
“Vetë nëntë vota e shpëtuan qeverinë nga mocioni i mosbesimit. Unë shqetësohem për veten dhe për të tjerët. Zgjodha një profesion që e dua, kështu që të punojë edhe dy vite të tjera nuk është problem. Por njerëzit në sektorin e shërbimeve sociale, janë realisht viktimat kryesore”, thotë Suzannne, një punonjëse sociale.
Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve janë kundër reformës. Zemërimi u ndje ndërsa protestuesit dolën në rrugë në qytete anembanë vendit. Ligjvënësit e opozitës u zotuan të detyronin një votim tjetër dhe sindikatat po përgatitën për aksion mbarëkombëtar.