Parashikimi për motin
Moti pasdite e sotme dhe gjatë natës do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë një erë e fort jugore e cila do të arrijë shpejtësinë deri në 70 kilometra në orë.
Siç njoftojnë nga DPHM, pasdite, gjatë natës dhe nesër në paradite në vendet në pjesët lindore, reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm.
Nga orët e natës për shkak të uljes së temperaturave në pjesët malore dhe në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës.