Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje lokale

Sot pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në intervalin nga 14 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti gjithashtu do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme dhe mundësi për reshje të lehta në periudha të caktuara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 19 gradë Celsius, sipas njoftimit nga Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik.
Gjatë ditëve në vijim pritet një periudhë me mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale. Megjithatë, përmirësim i motit parashikohet të enjten dhe të shtunën, kur do të mbizotërojë mot më i qëndrueshëm dhe me kthjellime.