Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira me reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në vendet më të larta do të ketë borë. Në lugina të caktuara do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë 5 deri në 10 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe mjegull, ndërsa pasdite me shi të herëpashershëm. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë 6 gradë.
Deri në fillim të javës së ardhshme do të ketë periudhë me mot kryesisht me vranësira me reshje lokale shiu në vendet më të ulëta dhe shi dhe borë në vendet më të larta.

