Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull dhe rritje të vranësirave.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë.
Në Shkup, në mëngjes, do të shfaqet mjegull në disa pjesë të luginës.
Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare.
Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë.

