Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, më të bollshme në pjesët lindore. Në malet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu.

