Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë.
Në vend do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore.
Temperatura minimale do të lëvizin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 32 deri në 40 gradë.
Në ditët në vijim moti pritet të mbaj i ngrohtë dhe me temperatura të larta.