Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu.
Më tepër reshje do të ketë në pjesët perëndimore (mbi 20 l/m2). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë nga 5 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
Nga dita e nesërme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe rritje të temperaturës.