Paralajmëron Pekini: Bashkëpunimi i ushtrisë amerikane me Tajvanin, veprim i gabuar dhe i rrezikshëm!

Paralajmëron Pekini: Bashkëpunimi i ushtrisë amerikane me Tajvanin, veprim i gabuar dhe i rrezikshëm!

“Kina është e gatshme të ndalojë çdo formë që lejon pavarësinë për Tajvanin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kineze, Tan Kefei.

Ai shtoi se forcimi i fundit i bashkëpunimit midis ushtrisë amerikane dhe Tajvanit është një veprim jashtëzakonisht i gabuar dhe i rrezikshëm, raporton Associated Press.

“Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) vazhdon të forcojë stërvitjen dhe përgatitjet ushtarake dhe do të ndalojë me vendosmëri çdo formë të pavarësisë së Tajvanit, duke përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të huaja. Ajo do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial,” tha Tan.

MARKETING