(VIDEO) Paralajmërohet ridizajnim sistemit elektronik të dokumenteve

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski paralajmëroi ridizajnim dhe modernizim të Sistemit Kombëtar të Menaxhimit Elektronik të Dokumenteve. Sipas tij, sistemi i cili shfrytëzohej nga 20 institucione, rezultoi i paqëndrueshëm, i pamjaftueshëm dhe pa mbështetje teknike dhe standarde të sigurisë kibernetike të përshtatshme.
Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital
“Gjetëm një sistem, i cili ishte shumë i shtrenjtë, por jo funksional i cili është përdorur vetëm nga 20 institucione. Ndërprerjet dhe rrëzimet e shpeshta e bënë sistemin të paqëndrueshëm. Ai u përdor ekskluzivisht si një kabinet arkivimi elektronik, pa asnjë arkivim ose përpunim dixhital të dokumenteve”.
Theksoi se kanë marrë përsipër për të sjellë ligj të ri për punë arkivore sipas standardeve evropiane.
Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital
“Muajt e kaluar kemi ndërmarrë masa konkrete. Së pari, kemi sjellë ligj për punë arkivore në pajtim me standardet e BE-së, që e detyron administratën të punojë në mënyrë elektronike. Për herë të parë kemi bërë test depërtimi të sistemit për të zbuluar dhe adresuar dobësitë e sigurisë. Këtë mëngjes i morëm rezultatet fillestare të cilat tregojnë për vërejtje kritike, por ato janë kryesisht rezultat i mirëmbajtjes së papërshtatshme në periudhën e kaluar”.
Gjithashtu bëri me dije se planifikojnë përfshirje edhe të institucioneve tjera, ministrive, agjensive dhe ndërmarrjeve publike. Ministri shtoi se kanë për qëllim që deri në fund të vitit sistemin e ri ta fusin plotësisht në funksion.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/