Parakalim në Madrid me oldtimer të vjetër deri në 150 vjet

Parakalim në Madrid me oldtimer të vjetër deri në 150 vjet

Pronarët e veturave oldtimer u shëtitën me automjetet e tyre nëpër rrugët e Madridit, kryeqytetit të Spanjës, raporton Anadolu.

Ngjarja u organizua nga Shoqata e Veteranëve Oldtimer, ku më shumë se 40 pronarë makinash klasike u takuan në Plaza Mayor në qendër të Madridit dhe më pas u nisën drejt lagjes Hoyo de Manzanares.

Si spanjollët, ashtu edhe turistët, treguan interes të madh për veturat oldtimer, të cilët shoqëroheshin nga policia për të mos penguar qarkullimin.

Pronarët e makinave të vjetra 100 deri në 150 vjeçare nga marka të tilla si Rollys Royce, Ford, Dodge dhe Buick, thonë se organizojnë ngjarje të tilla katër ose pesë herë në vit në të gjithë Spanjën.

Martin Villa Rodriguez është një nga pronarët e këtyre makinave të vlefshme.

“Unë e drejtoj këtë makinë që kur isha 17 vjeç. Është një ndjenjë e mahnitshme”, tha Rodriguez.

MARKETING