Paradite me mjegull, pasdite me diell
Moti sot paradite do të jetë me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë juglindore.
Temperatura minimale do të zbresë në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

