Para ndeshjes së kthimit me Hesperanzhin, Struga prezanton dy prurje të reja!

Struga Trim Lum para ndeshjes së kthimit ndaj Hesperanzhit në Ligën e Konferencës, ka prezantuar dy futbollist të rinj. Bëhet fjalë për Bekim Kamberin dhe Hristijan Georgievskin. Ky i fundit te kampionët në fuqi vjen pas eksperiencës me Sileksin dhe MTK-në e Budapestit, përderisa si futbollist është i dalur nga shkolla e Rabotniçkit. Ndërkohë Kamberi është futbollist me tipare sulmuesi dhe 19 vjeçari vjen nga Danimarka për të ndihmuar ekipin e Shpëtim Duros. Kujtojmë se Struga është shumë pranë kualifikimit në fazën e plej of-it në Ligën e Konferencës, pasi ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë ndaj Hesperanzhit të luajtur në Shkup e fitoi me rezultat 3:1, ndërsa të enjten në Luksemburg do ta luajë takimin e kthimit, aty ku do të vendoset edhe kualifikuesi.