Para deputetëve Propozimi për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore

Para deputetëve Propozimi për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore

Para deputetëve në kuadër të seancës së 52-të do të jetë Propozimi për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për guvernator të ardhshëm u propozua profesori universitar, Trajko Sllavevski, i cili vjen nga Fakulteti ekonomilk dhe i cili duhet të vijë në vendin e guvernatores së deritanishme, Anita Angellovska-Bezhoska. Për zgjedhje të Sllavevskit nevojiten 61 vota ose shumicë e thjeshtë. Sllavevski është kryetar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit, e paraprakisht i ka kryer funksionet ministër i Zhvillimit dhe Financave.

Sllavevski do të ketë mandat shtatëvjeçar, ndërsa propozimin që ai të jetë guvernator e parashtroi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova. Ajo para se ta marrë vendimin, bisedoi me kandidatët për guvernator, ndërsa në informatën e publikuar pas zgjedhjes, ka shkruar se zgjedhja mes kandidatëve ka qenë e vështirë dhe se “është udhëhequr nga profesionalizmi dhe kompetenca, dinjiteti dhe integriteti, si dhe nga mundësia reale për emërimin e kandidatit”.

“Do të donim të potencojmë se zgjedhja ishte e vështirë, duke marrë parasysh cilësinë e dëshmuar të të gjithë kandidatëve”, njoftuan nga Kabineti i presidentes.

Nga VMRO-DPMNE-ja u prononcuan se do të japin përkrahje për propoizimin për guvernator të ardhshëm, ndërsa nga opozita deklaruan se nuk do të votojnë për propozimin, pasi, sipas tyre, bëhet fjalë për kuadro partiake, e jo për ekspert që deri tani ka qenë traditë gjatë zgjedhjes së guvernatorit.

Në rend të ditës të kësaj seance janë edhe Propozimi plotësues i ligjit për emërimin dhe plotësimin e Ligjit për vetadministrim lokal, në lxim të dytë dhe Propozimi i ligjit për emërimin e Ligjit për kulturë, me procedurë të shkurtuar.

MARKETING