Paqe në “Maradona”, Milani nuk arrin ta mbajë epërsinë ndaj Napolit

Paqe në “Maradona”, Milani nuk arrin ta mbajë epërsinë ndaj Napolit

Napoli dhe Milani kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 10-të të Serie A.
Rosonerët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Olivier Giroud. Francezi shënoi në minutën e 22-të dhe në minutën e 31-të.

Por Napoli u rikthye në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Politano në minutën e 50-të e më pas barazoi Raspadori në minutën e 63-të.

Me këtë barazim, Milani bie në vendin e tretë me 22 pikë, tri pikë më pak se Interi dhe një më pak se Juventusi derisa Napoli është në vendin e katërt me 18 pikë.

MARKETING