“Paqe” në derbin e Londrës, Chelsea-Arsenal dhurojnë gola spektakolarë

“Paqe” në derbin e Londrës, Chelsea-Arsenal dhurojnë gola spektakolarë

Derbi i Londrës mbyllet në paqe, me Chelsea-Arsenal që ndajnë pikët në takimin e javës së nëntë të Premier League, që u mbyll me barazimin 2-2.

Sfida ishte shumë e luftuar, megjithatë ishin “blutë” ata që zhbllokuan takimin, me Palmer që shënoi me penallti në minutën e 15’.

Pavarësisht tentativave nga të dyja anët fraksioni hapës u mbyll me vetëm një gol.

Ndërkohë pjesa e dytë solli spektakël golash, me Mudryk që realizoi një gol spektakolar në minutën e 48’ dhe dyfishoi avantazhin e ekipit të Pochettinos.

“The Gunners” reaguan në minutën e 77’, me Declan Rice që shënoi një super gol dhe rihapi sfidën.

Ndërsa në minutën e 84’ Trossard barazoi për Arsenalin, me një super kthesë të topit.

Pas javës së nëntë të Premier League, Chelsea renditet në vend të nëntë me 12 pikë, teksa Arsenal renditet në vend të dytë me 21 pikë, po aq sa City që mban kreun.

 

MARKETING