Panik në Virginia të SHBA-ve, një person qëllon me armë pranë selisë së CIA-s

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë selisë së CIA-s në Virginia, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet.
Zona u rrethua shpejt nga forcat e policisë, të cilat njoftuan se ishte një “incident i izoluar” në selinë e CIA-s. Në një postim në X, Departamenti i Policisë njoftoi se Divizioni i Operacioneve Speciale ishte angazhuar në vendngjarje për të ofruar ndihmë.
Një transmetim live shfaq momentin kur automjete të blinduara mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Sipas raporteve të Fox 5 dhe ABC News, personi dyshohet të ketë kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s para se të qëllonte në ajër.
Autori është neutralizuar dhe hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.