Paga mesatare në gusht: 45.310 denarë neto, 68.180 denarë bruto

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, në muajin gusht të vitit 2025 paga mesatare mujore bruto në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 68.180 denarë, ndërsa paga mesatare neto ka qenë 45.310 denarë.
Krahasuar me gushtin e vitit 2024, paga mesatare bruto është rritur me 10.3%, një rritje që kryesisht i atribuohet sektorëve të mëposhtëm:
Shëndetësi dhe mbrojtje sociale: rritje prej 14.9%
Arsim: rritje prej 14.8%
Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve: rritje prej 14.4%
Ndërkohë, krahasuar me muajin korrik 2025, rritje e pagës bruto është shënuar në sektorët:
Arte, argëtim dhe rekreacion: +5.3%
Akomodim dhe shërbime ushqimore: +4.8%
Miniera dhe nxjerrje guri: +4.6%
Gjithashtu, paga mesatare mujore neto për gushtin 2025 ka qenë 10.3% më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit paraprak, duke arritur në 45.310 denarë.