Padi penale për Kurto Dudush, në kundërshtim me ligjin ka emëruar drejtorë të çerdheve

Padi penale për Kurto Dudush, në kundërshtim me ligjin ka emëruar drejtorë të çerdheve

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër kryetarit të komunës së Shutkës, Kurto Dudush. Mbi të rëndon akuza se për drejtor në çerdhen e fëmijëve në këtë komunë janë emëruar persona të cilët nuk kanë qenë të punësuar në atë institucion.
Gjatë vitit 2020 dhe 2024 i denoncuari ka vepruar pa përgjegjësi në kryerjen e autorizimeve të veta gjatë zbatimit të procedurës administrative dhe ka shkelur rregullat ligjore në mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.
Në vitin 2020 dhe 2024 ai ka emëruar drejtor të çerdhes për fëmijë persona që nuk kanë qenë të punësuar në çerdhe dhe përkundër asaj që ligji parasheh se për kryerës të detyrës drejtor i çerdhes së fëmijëve duhet të përzgjidhet nga radhët e të punësuarve në çerdhe e fëmijëve.

MARKETING