Padi penale për keqpërdorime nga punonjës të MASH-it dhe një ish-drejtoreshë në Kumanovë – dëmi mbi 32 milionë denarë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër ish-drejtoreshës së SHM “Kiro Burnaz”, gjashtë punonjësve të Ministrisë së Arsimit, dy personave juridikë dhe pronarëve të tyre, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Ata dyshohen se gjatë rindërtimit të shkollës, kur mësimi zhvillohej online, kanë zhvilluar procedura fiktive për kontrata transporti nxënësish, duke krijuar dokumente të rreme dhe duke përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 32 milionë denarë nga buxheti shtetëror. Faturat e rreme janë miratuar dhe regjistruar në mënyrë të vetëdijshme nga të gjithë të përfshirët, raporton SHENJA.
MARKETING
“SPB Kumanovë ngriti padi penale kundër V.T. – ish-drejtoreshë i SHM “Kiro Burnaz” nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal, kundër një personi juridik nga Kumanova për transport pasagjerësh dhe pronarit D.P. nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritet publiko-privat” nga neni 275-c paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe paragrafin 4 dhe “falsifikim ose shkatërrim i librave afaristë” nga neni 280 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kundër V.D., D.B., V.V., J.V., D.T. dhe N.K., të gjithë nga Shkupi, punonjës të Ministrisë së Arsimit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 353, paragrafi 4 dhe paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe kundër një personi juridik për shërbime kontabiliteti dhe B.S. – drejtues e personit juridik për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepër të rëndë penale “falsifikim ose shkatërrim i librave afaristë” sipas nenit 280, paragrafi 2 dhe paragrafi 3 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
E denoncuara e parë V.T., gjatë vitit shkollor 2022/2023 dhe gjatë vitit shkollor 2023/2024, ndërsa rindërtimi i shkollës ishte në vazhdim dhe mësimi nuk zhvillohej me praninë fizike të nxënësve, në dy raste zhvilloi procedura të hapura për dhënien e një kontrate për prokurim publik të një shërbimi – transporti i nxënësve, në të cilat procedura u përzgjodh kompania e raportuar e transportit nga Kumanova, e përfaqësuar nga i raportuari D.P.. nga Kumnaovo, si ofertuesi dhe mbajtësi i vetëm i prokurimit. D.P., më pas së bashku me të raportuarin V.T. përgatitën procesverbale të rreme për shërbimin cilësor dhe në kohë, të cilat u nënshkruan nga të dy, dhe bazuar në procesverbalet e rreme, D.P. përgatiti fatura të rreme që përmbanin të dhëna të rreme dhe i paraqitën ato si të tilla në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Faturat e paraqitura u miratuan dhe u paguan nga e denoncuara e katërt V.D., e denoncuara e pestë D.B., e denoncuara e gjashtë V.V. ,e denoncuara e shtatë J.V., e denoncuara e tetë D.T. dhee denoncuara e nëntë, N.K., pavarësisht se e dinin se shkolla po rikonstruktohej dhe mësimi po zhvillohej pa praninë fizike të nxënësve dhe mësuesve. Ndërsa e denoncuara S.B. – drejtuesw e personit juridik për shërbime kontabiliteti nga Kumanova, megjithëse e dinte se faturat e përgatitura ishin të rreme dhe nuk mbështeteshin nga asnjë dokumentacion tjetër shoqërues i detyrueshëm i parashikuar me ligj, ajo përsëri i regjistroi ato në librat financiarë të personit juridik për transport pasagjerësh.
Në këtë mënyrë, të gjithë të denoncuarit i mundësuan të denoncuarit D.P. dhe personit juridik për transport pasagjerësh nga Kumanova të përfitojnë dobi të paligjshme pasurore në shumë totale prej 32.620.123 denarësh në dëm të buxhetit të RMV-së.