Pa ujë nesër disa rrugë në Shkup

Për shkak të një defekti, nesër pa ujë do të mbeten rrugët “Dragisha Mishoviq”, “Robert Koh”, “Trifun Panovski” dhe një pjesë e “Marrëveshjes së Bledit” – nga bulevardi “Ilinden” deri në “Kryengritjen e Karposhit”, informojnë sot pasdite nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Është paraparë që furnizimi të ndërpritet prej orës nëntë deri në përfundimin me sanimin e defektit.