Pa ujë Çairi, Fushë Tophana, Autokomanda, Hekurana, Buteli edhe Vizbegu për shkak të lidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit

Pa ujë Çairi, Fushë Tophana, Autokomanda, Hekurana, Buteli edhe Vizbegu për shkak të lidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit

Duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit me ndërprerje të pjesshme të furnizimit me ujë do të jenë vendbanimet Vizbeg, bulevardi “Bosnja e Hercegovina”, Çairi, Fushë Tophana, Autokomanda, zona e lartë e Hekuranës dhe Butel 1, për shkak të lidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup kumtoi se aktivitetet e punës pritet të përfundojnë për më pak se 15 orë, ku shumica e orëve do të ndahen për zbrazjen dhe mbushjen e tubacionit kryesor.

“Të shtunën (31 maj), duke filluar nga ora 00:00, janë planifikuar aktivitete për rregullimin e tubacionit kryesor të ujësjellëit dhe montimin e një ventili rregullator, për të cilin qëllim është përgatitur një plan që parashikon një procedurë të saktë për përfundimin e shpejtë dhe efikas të një ndërhyrjeje të tillë. Qëllimi kryesor i këtij Plani operativ është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe presionit të ujit, si dhe zvogëlimi i humbjeve të ujit”, theksohet në kumtesën.

MARKETING