Pa rrymë nesër disa pjesë të Çairit, Ilindenit dhe Sopishtes

Pa rrymë nesër disa pjesë të Çairit, Ilindenit dhe Sopishtes

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e komunave Ilinden, Sopishtë, Çair, informojnë sot në mëngjes nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.

Prej orës tetë deri në orën 15, pa rrymë do të jenë “Pjureli plant”, “fotovoltaikë Nordik”, “Eurovia”, “Energji grup” në zonën industriale Çojlia, komuna Ilinden.

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Kërste Asenov”, “Dobri Daskalov”, një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh” në komunën Çair. Përderisa prej orës 11:30 deri në orën 14:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Resenska”, “Brigada e Dytë Maqedonase”, “Kemal Sejfulla”.

Prej orës nëntë deri në orën 15, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Sopishtë – rruga “134” te varrezat.

MARKETING