Pa marrëveshje takimi për tatimin e qytetarëve që kanë punuar jashtë vendit

Pa marrëveshje takimi për tatimin e qytetarëve që kanë punuar jashtë vendit

Qytetarë nga Kumanova, të cilët kanë punuar në Irak dhe Afganistan dhe kanë marrë vendime për pagesë tatimi për vitin 2020, u takuan me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Takimi përfundoi pa zgjidhje konkrete. Të pranishmit u shprehën të pakënaqur, duke thënë se kanë dorëzuar dëshmi se tatimi tashmë është paguar nga kompanitë ku kanë punuar, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Ndërkohë, ata kanë protestuar ditët e fundit në Kumanovë dhe Tetovë kundër vendimeve për pagesën e tatimit dhe paralajmërojnë se do të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare.

“Nuk morëm asnjë zgjidhje. Takimi ishte më shumë informues sesa për të zgjidhur problemin tonë”, tha Zhikica Milanov.

MARKETING