Pa kontrolle në kufi! Nga sot është hapur kalimi pa ndalesa mes Shqipërisë dhe Kosovës

Pa kontrolle në kufi! Nga sot është hapur kalimi pa ndalesa mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga 1 maji 2025, ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim për pjesën më të madhe të vitit.
Marrëveshja e nënshkruar nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë parashikon që qytetarët mund të lëvizin lirshëm gjatë periudhës 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt.

Gjatë muajve të tjerë, kalimi kufitar bëhet me procedura të përshpejtuara. Lëvizja e lirë synon të nxisë zhvillimin ekonomik, turistik dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë është një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse kufiri mbetet ende, ai po bëhet gjithnjë e më i padukshëm për qytetarët, që tani mund të lëvizin më lehtë dhe pa pengesa.

MARKETING