Ousmane Dembele favorit edhe për çmimin e më të mirit nga FIFA

Ousmane Dembele favorit edhe për çmimin e më të mirit nga FIFA

MARKETING

Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmati janë favoritët kryesorë për të fituar çmimet FIFA The Best 2025 në kategoritë për meshkuj dhe femra, raporton “Mundo Deportivo”.

MARKETING

Sample Image

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, në kuadër të një gale diskrete të organizuar nga FIFA në Doha të Katarit.

Dembele pritet të jetë i pranishëm personalisht në ceremoni, gati tre muaj pasi fitoi për herë të parë në karrierë Topin e Artë. Anësori i PSG-së shihet si favorit i padiskutueshëm pas një sezoni vendimtar në nivel klubesh, ku paraqitjet e tij patën ndikim të drejtpërdrejtë në sukseset e skuadrës franceze.

Ndryshe nga Topi i Artë, votimi për çmimin FIFA The Best përfshin gazetarë, trajnerë të përfaqësueseve kombëtare dhe kapitenë ekipesh, gjë që i jep procesit një dimension më të gjerë vlerësimi.

Në kategorinë e trajnerëve, kandidati kryesor është Luis Enrique. Trajneri i PSG-së spikat pas drejtimit të klubit drejt një triplete historike, duke u konsideruar zgjedhja më e fortë për këtë çmim.

Çmimet FIFA The Best do të ndahen një ditë para finales së Kupës Interkontinentale, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Doha mes PSG-së dhe Flamengos, duke e bërë kryeqytetin e Katarit qendër të vëmendjes së futbollit botëror për disa ditë radhazi./

MARKETING