Osmani: VLEN po gënjen se nuk kam qenë në Kosovë, në këto zgjedhje i japim fund normalizimit të gënjeshtrës

Osmani: VLEN po gënjen se nuk kam qenë në Kosovë, në këto zgjedhje i japim fund normalizimit të gënjeshtrës

Kandidati i Frontit Evropian për komunën e Çairit dhe ish ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj komunikatës së VLEN-it, në të cilën, ata kanë thënë se për sa kohë ka qenë në pushtet Osmani, nuk ka vizituar Kosovën, ndërsa për 11 herë ka qenë në Serbi.

Osmani thotë se bëhet fjalë për një gënjeshtër, dhe se këto zgjedhje janë pikërisht, sipas tij, për t’i dhënë fund normalizimit të gënjeshtrës.
“Sot dolën me një komunikatë zyrtare duke thënë se gjoja nuk kam vizituar asnjëherë Kosovën gjatë mandatit tim. Zero vizita.

Pa asnjë ndjesi turpi. Pa asnjë shqetësim se po gënjejnë publikisht.
Për ta, gënjeshtra është bërë normale. Kujtojnë se kalon.

Por këto zgjedhje janë pikërisht edhe për këtë:
Për t’i dhënë fund normalizimit të gënjeshtrës”, ka shkruar Osmani. /SHENJA/

MARKETING