Osmani: Prioritet tona janë të ndara në dy trajaktore emergjente dhe vizion më afatgjatë, për 100 ditë do ta pastrojë Çairin

Osmani: Prioritet tona janë të ndara në dy trajaktore emergjente dhe vizion më afatgjatë, për 100 ditë do ta pastrojë Çairin

Kandidati i AKI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja” tha se vizionin e tij për Çairin e ka ndarë në dy trajektore.
“Një, trajektorja intervente dhe vizioni. Te trajektorja emergjente kemi detektuar pesë tema të cilët mendojë që nëse nuk trajtohen urgjentisht, Çairi do të përfundon në kolaps total të funksioneve bazike, ato janë: papastërtia, ndërtesat pa leje, mungesa e parkingjeve, korrupsioni dhe siguria”, deklaroi Osmani.
Ai tha se për këto tema që në ditën e parë do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do të formojë shtabe të krizës.
“Kam thënë nëse për 100 ditë nuk e pastroj Çairin, nuk e vazhdojë më tutje. Nëse për 100 ditë nuk e sjell korrupsionin në zero nuk e vazhdoj më tutje, nëse për gjashtë muaj nuk i trajtoj të gjitha dosjet e legalizimeve të cilat i mbajnë fjoka për ti kushtëzuar qytetarët para zgjedhjeve unë nuk e vazhdojë më tutje”, tha Osmani.
Ndërsa sa i përket vizionit të tij të cilin tha se e kanë punuar arkitekt ndërkombëtar, Osmani tha se nuk ka dashur ta lidh me mandatin e tij, ngase, tha Osmani, ai është vizioni i qytetarëve të Çairit.

MARKETING