Osmani për vizitë në Irlandë

Pas vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Irlandë. Ai në Dublin do të ketë takim me zëvendëskryeministrin, ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Mbrojtjes të Irlandës, Mihol Martin.

Përveç takimit me homologun e tij, në agjendën e sotme të ministrit Osmani është edhe takimi me Ministrin Shtetëror për Çështje Evropiane të Irlandës, Peter Burke.

Në kuadër të qëndrimit në Dublin, Osmani do t’i drejtohet Komisionit të përbashkët për marrëdhënie me Bashkimin Evropian të legjislativit irlandez, kumtoi MPJ-ja. 

MARKETING