Osmani për tërmetin: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë

Osmani për tërmetin: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin tragjik në Turqi.

Ajo shkroi në Twitter të hënën se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetje të nevojshme nëpërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetje të nevojshme, përfshirë nëpërmjet FSK-së”, thuhet në shkrimin e Osmanit.

MARKETING