Osmani pas eliminimit nga Pyunik: I lejuam shumë hapësira kundërshtarit për të na sulmuar

Osmani pas eliminimit nga Pyunik: I lejuam shumë hapësira kundërshtarit për të na sulmuar

Struga sonte u eliminua nga Liga e Konferencës dhe ka mbyllur rrugëtimin në arenën europiane, pasi u mposht me rezultatin 3-1 nga Pyunik Yerevan në takimin e dytë të raundit të dytë të kualifikueseve, me armenët që përmbysën rezultatin e takimit të parë.

Në ndeshjen e parë Struga kishte fituar me rezultatin 2-1, megjithatë nuk ia doli që ta mbronte avantazhin dhe të siguronte kalimin në raundin e tretë.

Trajneri Qatip Osmani dha opinionin e tij pas eliminimit nga garat e Ligës së Konferencës.

“Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur. I lejuam shumë hapësira kundërshtarit për të na sulmuar para portës tonë, e ku si rezultat i morrëm edhe dy golat. Me anë të Ibraimit arritëm të rikthehemi në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë mund të them se ishte e barabartë, tentuam disa herë për të rrezikuar portën kundërshtare, po pa sukses. Në fund ndodhi ajo që ndodhi, pranuam edhe golin e tretë, që na eliminoi nga garat europiane”, u shpreh Osmani. /SHENJA/

MARKETING