Osmani: Njerëz nga India dhe Nepali duan të vijnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut
Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani sot ka bashkëbiseduar me të rinjtë e Tetovës me temë “Mbajtja e të rinjve në vend.
Osmani ka thënë se investitorët e huaj po hasin në probleme në gjetjen e punëtorëve adekuatë në Maqedoninë e Veriut.
“Më bëjnë presion mua që të lejoj të vijnë nga Nepali, të vijnë nga India, nga Pakistani dhe Ambasada jonë në Nju Delhi është përplot kërkesa të njerëzve nga India, Nepali për të ardhur këtu, për shkak se i kërkon industria dhe nuk i gjen si profesionistë të asaj industrie këtu në vend”, u shpreh Osmani.