Osmani: Në vitin 2024 vazhdojmë me përkushtim drejt BE-së

Osmani: Në vitin 2024 vazhdojmë me përkushtim drejt BE-së

Maqedonia e Veriut bëri një depërtim të fuqishëm në skenën politike botërore në vitin 2023 dhe zëri ynë u dëgjua nga Vankuveri në Vladivostok. Ne mund të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë pozicion në vitin e ri 2024 me këmbëngulje, unitet dhe përkushtim të përbashkët për përparim.

Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë, OSBE-së, Bujar Osmani në fjalimin e tij për Vitin e Ri para qytetarëve.

“Nën udhëheqjen tonë, me vizion të qartë dhe me shumë përkushtim, arritëm ta ruajmë OSBE-në në kushte jashtëzakonisht komplekse dhe luftë në rajonin e Organizatës. Ky nuk ishte vetëm një triumf për Maqedoninë e Veriut, por ishte një fitore e arsyes dhe një moment i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë rajonit”, thotë Osmani në fjalimin e tij.

Sipas Osmanit, suksesi i kryesimit të OSBE-së për Maqedoninë e Veriut është për shkak të të gjithë qytetarëve të vendit që demonstruan unitet dhe dëshmuan se edhe pse jemi një vend i vogël, mund të përballemi me sfidat më serioze.

 

MARKETING