Osmani në Takimin Ministror të NATO-s në Bruksel

Osmani në Takimin Ministror të NATO-s në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, në të cilin tema kryesore do të jetë shënimi i 75-vjetorit të formimit të Paktit Veriatlantik dhe prioritetet e Aleancës në prag të Samitit në Uashington në korrik të këtij viti.

Përveç kësaj, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në takim do të bisedohet edhe për sfidat aktuale të sigurisë, mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, si dhe për fuqizimin e kapaciteteve për përgjigje dhe mbrojtje të Aleancës.

Takimi dyditor i ministrave do të fillojë sot pasdite me mbledhje në Këshillin Veriatlantik në nivel të shefave të diplomacive.

Takimi vazhdon nesër me festimin e 75-vjetorit të themelimit të Paktit, i cili do të fillojë me ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule nga ana e sekretarit të përgjithshëm të NATO-sn Jens Stolteberg dhe kryetarit të Komitetit Ushtarak të Aleancës, admiralit Rob Bauer.

Festimi do të vazhdojë me fjalimet e Stoltenberg, Bauer dhe të ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Beligjikës, Bullgarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumunisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Çekisë.

Pas solemnitetit do të mbahet mbledhje e Këshillit të NATO-s – Ukrainë, ndërsa takimi i ministrave do të përfundojë me takim të shefave të diplomacive me përfaqësues të shteteve partnere të Aleancës nga Rajoni Indo-Paqësor, në mesin e të cilave edhe nga Australia, Koreja dhe Zelanda e Re. Në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel.

MARKETING