Osmani: Ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë vazhdimin e rrugës drejt BE-së

Osmani: Ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë vazhdimin e rrugës drejt BE-së

Ndryshimet kushtetuese janë çështja që do ta shfrenojë procesin, gjegjësisht do të mundësojë vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Konsideroj se të gjithë duhet para qytetarëve të dalim dhe të tregojmë nëse qëndrojmë prapa vullnetit të tyre që të bëhemi anëtare  e Bashkimin Evropian, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një intervistë për Frontlajn dhe CIVILI Media.

Ai thekson se opozita plotësisht e partizon agjendën, plotësisht e vendos në funksion perspektivën evropiane të shtetit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

“Keni parti politike që me këmbëngulje e bllokojnë atë proces dhe prandaj konsideroj se duhet  para qytetarëve të dalim me një mesazh të qartë. A mbështetni struktura politike që duan që shteti të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, apo ata që konsiderojnë se duhet të ketë struktura alternative siç është takimi i presidentit rus me presidentin e Koresë së Veriut dhe atje po hartohet një atletrantivë e re e Bashkimit Evropian? Pransaj konsiderojmë se tani është koha që të gjitha partitë politike të cilat angazhohen për BE-në të jenë pjesë e Frontit Evropian. Të tjerët le të krijojnë front të tyre dhe të dalim para qytetarëve dhe të zgjedhin qytetarët. A e duan Bashkimin Evropian apo e duan atë koalicion që u takua së fundmi në Rusi”, porosit  ministri Osmani.

Sipas Osmanit,  jemi shumë të vegjël, shumë të varur, shumë, siç thotë në intervistë, të cenueshëm,  pa atë sistem të madh që ofron BE-ja dhe që, nënvizon ai, nuk e kemi konstatuar ne, e kanë konstatuar shumë vende më të mëdha në BE.

Duke folur për “Frontin për Evropën”, ide që e promovon lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri Osmani thekson se, tani për tani, në nivel shtetëror  po bëhet koordinim me të gjitha partitë politike, pavarësisht përkatësisë etnike apo çfarëdo përkatëse tjetër, por me rëndësi është nëse ata angazhohen për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo jo.

“Kuptohet se në nivel të partisë politike po punojmë për momentin me partitë politike shqiptare, të cilat angazhohen për Bashkimin Evropian, për krijimin e atij fronti, ndërsa kuptohet  me afrimin e zgjedhjeve, atëherë do të zgjerohet ose eventualisht do të bisedohet edhe me parti të tjera, tregon ministri Osmani në intervistën për Frontlajn dhe CIVIL MEDIA.

Osmani nuk e përjashton mundësinë që “Fronti për Evropën” të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

MARKETING