Osmani: Muzeu në Sopot nuk është i UÇK-së, shënon ngjarje të vitit 1944

Osmani: Muzeu në Sopot nuk është i UÇK-së, shënon ngjarje të vitit 1944

Muzeu i cili këtë fundjavë u hap në fshatin Sopot e shënon vrasjen e rreth 60 fshatarëve në vitin 1944. gabimisht u prezantua si muze i UÇK-së, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.

Në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp me zëvendës-ndihmës sekretarin e përgjithshëm për çështje politike dhe politikë të sigurisë së NATO-s, havier Kolomina, ai u përgjigj se lideri i partisë, Ali Ahmeti ishte mysafir i ftuar dhe se pyetjet për pronësinë duhet t’u parashtrohen organizuesve.

“Sipas informatave të mia, thanë se është tokë familjare, familla atë e ka ndërtuar për t’i përkujtuar bashkëfshatarët. Ne nuk kemi kurfarë pjese në të, vetëm ishim të ftuar dhe kryetari Ahmeti mori pjesë”, tha osmani duke iu shmangur komentimit të fotogravive nga Muzeu me elemente të UÇK-së.

MARKETING