Osmani: Kjo qeveri bie më 19 tetor, do ta rrëzojmë qeverinë më anti-evropiane e anti-shqiptare që ka ekzistuar ndonjëherë

Kandidati i AKI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja” u shpreh se buxheti për realizimin e projekteve është i pamjaftueshëm, duke shtuar se ai mjetet për realizimin e projekteve të premtuara do t’i sigurojë nëpërmjet fondeve evropiane.
“Miliarda euro janë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor të Maqedonisë të cilat komuna e Çairit nuk i ka shfrytëzuar, zero, për shkak se nuk krijuar kapacitete për ato”, tha Osmani, duke shtuar se do marr përsipër procesin aplikimit për fondet evropiane.
Osmani thotë se anketat flasin se në Qytetin e Shkupit anketat janë 8:2, dhe se nuk ka mundësi të qeveriset në Qytetin e Shkupit pa AKI-në.
“Kjo Qeveri bie më 19 tetor, për shkak se njerëzve u kam thënë një e dalur në vendvotim ne do të arrijmë shumë fitore: një do e çlirojmë Çairin pas 20 viteve kapje, në dy do e rrëzojmë qeverinë më anti-evropiane dhe më anti-shqiptare që ka patur ndonjëherë dhe tre do e thyejmë idenë e cila do të na poshtëron dhe të na shndërron në pakicë”, deklaroi Osmani.