Osmani: Këshilli ministror është kurora e kryesimit tonë me OSBE-në
Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbledhjen më të rëndësishme ndërkombëtare të mbajtur ndonjëherë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çdo ditë që po kalon, ne po i afrohemi më shumë momentit që do ta formësojë të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar, ka shkruar shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në faqen në Fejsbuk, në prag të këshillit ministror të OSBE-së që do të mbahet në Shkup javën e ardhshme.
“Këshilli Ministror është kurora e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë – OSBE-në. Në finale mbetet që të dëshmohemi si nikoqirë të mirë dhe organizatorë të suksesshëm të Këshillit Ministror të OSBE-së”, thekson Osmani.
Jam i bindur se jemi të gatshëm të mirëpresim në Shkup delegacionet e 67 vendeve, vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe vendeve të grupeve të bashkëpunim të partnerëve mesdhetar dhe aziatik.
“Këshilli Ministror nuk është vetëm një ngjarje, por një konfirmim se Maqedonia e Veriut është një partner serioz në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në sjelljen e vendimeve gjeopolitike”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.