Osmani: E hëna do të jetë dita D”, pres konsensus për kryesuesin e ri me OSBE-në

Osmani: E hëna do të jetë dita D”, pres konsensus për kryesuesin e ri me OSBE-në

 E hëna do të jetë dita D”. Pres të arrijmë konsensus për kryesuesin e ri të OSBE-së, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takimin me gazetarët me rastin e Këshillit të ardhshëm të ministrave në Shkup.

Siç iformoi Osmani, po bëhen përpjekje maksimale për arritjen e marrëveshjes. Është kërkuar edge alternativë – mbështetje nga Malta që të ofrohet si kandidate. Vendi e ka lënë të hapur këtë mundësi, nëse ka konsensus.

“Nuk guxon që interesat kombëtare të domijnojnë ndaj interesit kolektiv. Shpresojmë se të hënën do kemi sukses, se do të arrijmë sukses historik të sigurojmë kryesues të OSBE-së. Në këtë tash për tash është vendosur gjithë fokusi ynë. Organizata nuk guxon të jetë pa kryesues. Nëse nuk ka vendim deri të hënën, dihet të tregojmë përgjegjësi”, theksoi Osmani.

Sipas tij, nëse nuk sigurohet konsensus, OSBE-ja do të hyjë në çështje plotësisht të padefinuara, diçka për të cilën organizata deri më tani nuk është përballur kurrë.

Osmani bën të ditur se më 28 nëntor pritet të fillojë ardhja e pjesëmarrësve në Këshillin e ministrave, ndërsa për më 29 nëntor është parashikuar darka joformale me numrin më të madh të ministrave.

Në darkë, shefi i diplomacisë dhe kryesuesi i OSBE-së pret që të prezantohen qëndrimet e shteteve për të ardhmen e OSBE-së, por siç tha ai, temë do të jetë edhe agresioni në Ukrainë.

Në Këshilline e ministrave është parashikuar mbajtja edhe e disa ngjarjeve të tjera, të ashtuquajturat evente anësore, për të cilat janë planifikuar disa tema: Ukraina, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile…

MARKETING