Osmani do të mbajë fjalim në seancën finale të Konferencës paralele për shoqërinë civile

Osmani do të mbajë fjalim në seancën finale të Konferencës paralele për shoqërinë civile

MARKETING

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet Konferenca paralele për shoqërinë civile që shënon përfundimin e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

MARKETING

Sample Image

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në ora 18:00 do të mbajë fjalim në seancën finale kushtuar Deklaratës nga Shkupi, e cila është dokument zyrtar dhe udhërrëfyes për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet OSBE-së dhe organizatave të shoqërisë civile me angazhime dhe udhëzime specifike për zbatimin e tyre.

Përveç ministrit Osmani, në konferencë do të flasin edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Hellga Shmid, Sekretari i Përgjithshëm Mateo Mekaçi, Drejtoresha e OSBE/ODIHR, Teresa Ribeiro, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Kairat Abdrakhmanov, Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare Margareta Cederfelt dhe të ftuar të tjerë të konferencës.

MARKETING